Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini dhe eurokomisari për Negociatat për Zgjerim, Johanes Han, të hënën në Bruksel do ta presin kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev për vizitën të tij të parë zyrtare në kryeqendrën evropiane, pas emërimit të tij në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Këtë sot në Bruksel e konfirmoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç.
“Mogerini dhe Han në takimin me Zaevin do ta përsërisin gatishmërinë e tyre për mbështetje të qeverisë së re, si dhe opozitës, në përpjekjet e tyre në mënyrë konstruktive të tregohet qëllimi i tyre i përbashkët për reforma lidhur me BE-në. Ata e ofrojnë ndihmën e tyre nga kjo pikëpamje dhe do të insistojnë në implementimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes së Përzhinos dhe të Prioriteteve urgjente reformuese. Kjo është, gjithashtu me rëndësi thelbësore që të kthehet vendi në rrugën e tij drejtë integrimit evropian, proces të cilin qytetarët qartë e duan dhe e meritojnë”, theksoi zëdhënësja e Kocijançiç për MIA-s.
Paraprakisht, në kumtesë deri te opinioni, komisari Johanes Han kumtoi se sërish në Shkup do ta dërgojë ekspertin e pensionuar për sundimin e së drejtës të Komisionit Evropian, Rajnhard Pribe, i cili së bashku me një grup ekspertësh të Komisionit do të duhet t’i ndihmojnë Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë në përpjekjet për reforma.