Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ka menduar edhe të japë dorëheqje pasi dje nuk është marrë vendim për datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zaev tha se të gjitha obsionet kanë qenë në lojë dhe se e ka ndjerë zemërimin dhe dëshpërimin te populli, por se megjithatë vlerëson se nuk ka të drejtë të heqë dorë dhe se duhet t’i jepet drejtë popullit të vendos se në cilin drejtim do të lëviz më tej shteti.
“Unë jam njeri dhe të gjitha opsionet ishin në kokën time. Unë e ndjeva zemërimin, dëshpërimin, madje edhe frustrim të caktuar te populli ynë. Ky është një mllef të cilin e kemi të gjithë, madje edhe unë. Dhe kjo, si dhe çdo njeri tjetër, më çon edhe mua në lloj lloj mendimesh, por thash nuk kam të drejtë të heq dorë të luftoj. Unë, si dhe tërë populli ynë e dua vendin tim. Populli ynë është ai që na jep mandat dhe nder të udhëheqim dhe ai do të vendos tani nëse vazhdojmë në atë rrugë. Nëse shkojmë në atë rrugë, unë e kërkoj edhe nderin edhe mandatin, i pastër dhe i hapur të vazhdojmë në atë rrugë. Nuk jemi jemi të shkëlqyeshëm, kemi gabime, por definitivisht nuk ka rrugë tjetër. Gjithçka tjetër është qorrsokak, gjithçka tjetër është rrugë jo e drejtë, gjithçka tjetër është diçka ku 27 vite kemi qëndruar në vend”, tha Zaev.
Ai shtoi se do të tërhiqet ashtu siç parashikon ligji dhe se do ta respektojë atë që është përshkruar për “qeverinë e Përzhinës”.
Kryeministri Zaev tha se tani për tani nuk ka datë konkrete për zgjedhje dhe se këtë do ta dakordojnë së bashku të gjithë faktorët në procesin zgjedhor.
Zaev paralajmëroi se nesër pas takimit të liderëve te presidenti Stevo Pendarovski, do të takohet edhe me partnerët e koalicionit.