Kriva Pallankë, 12 shtator – Kryeministri aktual dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev sonte në Kriva Pallankë tha se të rinjtë duhet të luftojnë dhe të kyçen në aksion për ardhmërinë e tyre. Apeloi që ata të bisedojnë me miqtë e tyre, me prindërit, gjyshet dhe gjyshërit sepse nuk ka plan “B” ose plan “C”.
“Çka nëse e humbasim këtë mundësi historike? Duhet të japin përgjigje ata që na bojkotojnë, cila është mundësia për Maqedoninë dhe çka do të ndodhë nëse e humbim. Askush nuk tregon çfarë, për këtë, më 1 tetor, pas referendumit, do të shikohemi në pasqyrë dhe mund të shohim fytyrë të lumtur, krenare, të qeshur apo fytyrë të mërzitur, e cila na thotë: ‘ Si duke aq bëmë, aq mundeshim’ “, tha Zaev në takimin me qytetarët të organizuar nga Koalicioni “Për”.
Tani është koha, shtoi ai, të pyesim çka mundemi ne të bëjmë për vendin, e jo vendi për ne.
“Na duhet siguri, që të mund të presim fëmijë dhe nipër të krijohen familje të reja këtu, që këtë jetë që e kemi ta kalojmë më mirë. Këtu nuk ka parti dhe politika, këtu është çështja për ardhmërinë e Maqedonisë tonë. Unë e di se gjithë populli ynë me konsensus të madh më 30 shtator do të jetë popull krenar për vendimin që do sjell për fëmijët e saj, për nipërit e saj dhe për Maqedoninë tonë”, tha kryeministri Zaev.
Ai e përmendi edhe mbështetjen që e ka dhe e merr Maqedonia nga mbarë bota.
Me BE-në dhe NATO-n, tha Zaev do të vijnë edhe paga më të mëdha, ndërsa kjo ka ndodhur në çdo vend që është bërë anëtare e këtyre organizatave.
Do t’i tregojmë edhe Evropës, shtoi ai, se ka qytetarë dhe vende të cilat kanë edhe referendume të suksesshme.
“Për këtë jam i bindur se më 30 shtator do të votojmë për Maqedoni evropiane”, tha kryetari i LSDM-së dhe kryeministër aktual Zaev, në tribunën me qytetarët e Kriva Pallnkë.