Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka takuar sot në Beograd edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Por, Zaev nuk shkoi në këtë takim duar bosh, transmeton Indeksonline.
Kësaj radhe ai kishte vendosur që t’i bëjë një dhuratë Vuçiqit.
Zaev kishte sjellë një fanellë të futbollit të ekipit të Vardarit me numrin 9, ku mbante emrin “Vuçiq”, duke e falënderuar atë thellësisht.
Ndryshe, temat kryesore në këtë takim siç kanë theksuar ata kanë qenë përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve si dhe forcimi për bashkëpunimin ekonomik.