Shkup, 22 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Johanes Hajdeker, ekspert ekonomik nga Republika Federale e Gjermanisë, i cili vjen në vendin e këshilltarit të deritanishëm gjerman Ualter Defa.
Hajdeker në dy vitet e ardhshme rregullisht do të angazhohet në Qeveri dhe në mënyrë aktive do të punojë me ekipin ekonomik.
Në mbledhje, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, është përshëndetur fokusi i Zaevit dhe Qeverisë ndaj zhvillimit të ekonomisë dhe është biseduar për implementimin e mëtutjeshëm të projekteve që punohen së bashku me Shoqatën gjermane për bashkëpunim internacional.
Së bashku është konstatuar se i rëndësishëm është krijimi i politikave të qëndrueshme zhvillimore, me vendosjen e qëllimeve strategjike afatmesme dhe afatgjate dhe zbatimi në kohë i projekteve investuese strategjike. Në atë drejtim është shqyrtuar vlera e vendosjes së monitoringut qendror, me qëllim të ndjekjes së implementimit të projekteve. Është biseduar edhe për strategjinë për specializim të mençur, që ka për qëllim ta nxitë rritjen dhe vendet e punës në Evropë, përmes mundësimit që çdo rajon t’i identifikojë dhe zhvillojë përparësitë e tyre konkuruese dhe për zbatimin e tij në shtetin tonë”, thuhet në kumtesën qeveritare.
“Qëllimi ynë është rritja e standardit jetësor ekonomik të qytetarëve dhe në atë jemi fuqishëm të përkushtuar edhe në këto kushte të pandemisë, si vend i cili u bë anëtare e NATO-s dhe pret një hap në integrimet evropiane. Shpreh falënderim të madh për Gjermaninë dhe qytetarët e vendit, për mbështetjen e madhe të cilën ia japin Republikës së Maqedonisë së Veriut në plan ekonomik dhe politik”, ka thënë kryeministri Zaev.
Në mbledhje është dakorduar që bashkëpunimi në mënyrë aktive të vazhdojë me zëvendëskryetarin e Qeverisë të obliguar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi.