Shkup, 29 tetor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në vijim është takimi i kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe të Drejtësisë, Rena Deskoska me tetë deputetët e Grupit të pavarur të deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, të cilët votuan “pro” inkuadrimit drejt ndryshime kushtetuese.
Pas përfundimit të takimit është paralajmëruar edhe deklaratë e kryeministrit Zaev.
Në takim do të bëhet fjalë për projekt-amendamentet e Kushtetutës me kërkesë të deputetëve, me siguri edhe për Komisionin për pajtim.
Deputetët e vërtetuan takimin dhe theksuan se do të bisedohet për ndryshimet kushtetuese në pajtim me kërkesat e tyre për përforcimin e identitetit, për zbatimin e anuluar të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut pas hyrjes në BE dhe për shfuqizimin e ndryshimeve kushtetuese nëse Greqia nuk e ratifikon marrëveshjen.
Në Kuvend deri në mesditë nuk kanë arritur projekt-amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe nuk ka paralajmërime zyrtare se kur mund të ndodhë kjo. Supozimet janë se është duke u pritur rezultati prej bisedimeve me grupin e ri të deputetëve. Partitë në pushtet prisnin bisedime edhe me partinë opozitare VMRO-DPMNE por kjo, të paktën zyrtarisht nuk ka ndodhur. Afati pesëmbëdhjetëditor për dorëzimin e projekt amendamenteve skadon të premten.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e rregullt koordinues të së hënës i ka informuar koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe nënkryetarët e Kuvendit se është formuar grup i ri i deputetëve. Koordinatore e grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” është Elizabeta Kançeska Milevska, deputete dhe ish-ministre e Kulturës.