Shkup, 19 shkurt – Në klubin e deputetëve po mbahet takimi mes kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, Zoran Zaev dhe kryetarit të “Alternativa”, Afrim Gashi, në të cilin do të bisedohet për mundësitë për kandidatin e përbashkët për kryetar të shtetit, transmeton koha.mk.
Zaev dhe Gashi në takim janë të shoqëruar nga sekretarët e përgjithshëm të LSDM, Aleksandar Kiracovski dhe të “Alternativa”, Zeid Rexhepi. (koha.mk)