Procesi zgjedhor, zbatimi i reformave të konfirmuara në programin e Qeverisë dhe Planit 3-6-9, si dhe aktivitetet vijuese në procesin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO ishin temat e bisedës në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë, Arne Sanes Bjornstad.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev, ambasadorit Bjornstad i transmetoi se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme që të parandalohen parregullsitë dhe manipulimet zgjedhore. Shefi i Qeverisë, shtohet, veçanërisht theksoi se dënohen dhe do të dënohen të gjitha format e dhunës në procesin zgjedhor, dhe se janë thirrur të gjitha subjektet politike, pjesëmarrëse në zbatimin e zgjedhjeve të përmbahen nga çfarëdo qoftë aktivitetesh, që mund t’i njollosë zgjedhjet.
“Qeveria dhe institucionet kompetente do të kenë qasje të zero tolerancës për tentime eventuale për shkelje të procesit zgjedhor, dhe askush nuk duhet të mendojë të luajë me vullnetin e votuesve”, deklaroi kryeministri Zaev në takimin me ambasadorin norvegjez. Qeveria e Republikës së Maqedonisë, shtoi kryeministri, krijoi kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike ku qytetarët lirshëm, dhe pa presion, do ta përmbushin të drejtën e tyre zgjedhore.
Ambasadori Bjornstad, ndërkaq, theksohet, në bisedën me kryeministrin Zaev theksoi se Norvegjia me kënaqësi e ndjek zhvillimin pozitiv në realizimin e reformave në Republikën e Maqedonisë, dhe shfaqi shpresë se ato do të vazhdojnë me dinamikën e paralajmëruar. Lidhur me realizimin e obligimeve të projektuara të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO, kryeministri Zaev, theksohet, e informoi ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë, se vendi me intensitet të përforcuar punonon që t’i përmbushë të gjitha kushtet dhe se në vitet e ardhshme do të rritet edhe norma e buxhetit për RM-në, në pajtim me standardet e Aleancës.