Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të takohet me liderin e LSDM-së Zoran Zaev për të biseduar në lidhje me situatën aktuale, e cila ka ngulfatur vendin që nga zgjedhjet e fundit.
Zaev ka kërkuar sërish të takohet me Ahmetin për të biseduar edhe në lidhje me veprimet e mëtutjeshme të shumicës parlamentare në Kuvend. Gjithashtu Zaev dhe Ahmeti do të bisedojnë edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferin, dhe hapat më radikale nëse VMRO nuk do të lejojë të zgjidhen në formë ligjore. Deri më tani nuk ka informacione nëse shumica parlamentare ka mbështetje nga faktori ndërkombëtarë për radikalizmin e shumicës parlamentare, as nga SHBA e as nga BE, por BE ditë më parë tha se Maqedoninë po e presin sanksione të reja nëse nuk e formon qeverinë. Gjithçka pritet të mësohet orëve në vijim pas takimit Ahmeti – Zaev.
Zaev takohet me Ahmetin, a do të ndryshojë qasja e shumicës së re parlamentare?
Leave a comment