Shkup, 7 qershor – Kryeministri i Qeverisë Zoran Zaev sot paralajmëroi edhe një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel ku veçmë ka termin të caktuar. Nuk ka precizuar se kur dhe ku do të mbahej takimi.
“Më vjen mirë që është dërguar porosi për termin të saktë për takim me kancelaren Merkel. Ky sukses është edhe i kancelares Merkel dhe e vendeve anëtare të BE-së, e cila ishte personalisht këtu për referendumin të inkurajojë dhe të jep mbështetje politike por edhe ekonomike. Sa do që të jenë arsyet aspektet rajonale për kalkulim me vendimet, sepse ne sigurt nuk jemi, ajo është vërtetuar. Pesëmbëdhjetë vite presim, duhet të ndodhë”, ka thënë Zaev pas pres konferencës në Qeveri pasditen e sotme.
Për informatën se Merkel nuk pajtohet t’i jepet datë për negociata Maqedonisë së Veriut, Zaev ka thënë se për atë që janë të udhëzuar, informata është e vjetër dhe se për këtë çështje janë në vijim bisedimet në nivel të lartë, por edhe me deputetë. Ka shtuar se për ne me rëndësi janë vendimet dhe informacionet e Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së (GAK) e cila ka mbledhje prej 18 deri më 21 qershor, pastaj edhe në fund të korrikut.
“Këshilli evropian është ai që e miraton vendimin përfundimtar. Së pari alarmohet përmes GAK-ut. Të mos i lëshojmë këto terminë”, ka thënë Zaev.
Kryeministri ka thënë se nëse nuk marrim datë për negociata ai ka paralajmëruar kthimin e mandatit dhe kjo varet nëse do të ketë qeveri të re ose vetëm riformatim. Nëse mbetet në plan riformatim i Qeverisë, atëherë ajo mund të ndodhë më së voni në fund të qershorit. Megjithatë ka shtuar se në seancën e ardhshme do të ketë disa ndryshime të vendeve të drejtorëve.
Ka rikujtuar se ministrat Dimitrov dhe Osmani dje kanë qenë në Francë ku vendimet janë pozitive, ndërsa vendime sjellin edhe në Parlamentin holandez.
“Vendet tjera janë të përfshirë të ndihmojnë. Më së shumti Greqia dhe Bullgaria, ndihmojnë edhe të tjerët, Kroacia, Sllovenia, Rumania si kryesuese”, ka thënë Zaev.