Ndërtim i qendrës bashkëkohore blerëse dhe distributive, sendërtim të sistemit të kanalizimit, deponi qendrore sanitare dhe përkrahje e tërësishme e Qeverisë, paralajmëroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin e sontëm në Rosoman. Zaev premtoi edhe përkrahje për prodhimin ekologjik, projekte kapitale për rrugë, furnizimin e ujit, vende të mjaftueshme në kopshte për fëmijë, e posaçërisht për bujqësinë.
“Unë jam kryeminstri i parë që ka lindur në fshat, që ka punuar bujqësi, që e din se çka është djersa e bujkut”, tha mes tjerash Zaevi. Tokë bujqësore me qera në të ardhmen do të marrin bujqit e vërtetë, shtoi Zaev dhe paralajmëroi se për këtë do të vendoset në bashkësitë vendore, në territorin e të cilave gjendet toka. Kryetari i LSDM-së në tubimin në Rosoman ishte i shoqëruar nga lideri i Të bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkoski.