Zaev: Stamenkovski nuk ka pozicion vendimtar në Gjykatë

Shkup, 9 maj – Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me angazhimin e nëpunësit gjyqësor Goran Stamenkovskit si bashkëpunëtor i jashtëm për politikë sociale tha se ai mundet shumë të ndihmojë në aspektet sociale në shtet dhe për këtë i është dhënë ky vend.

Zaev theksoi se Stamenkovski është person administrativ në Gjykatë dhe nuk ka pozicion vendimtar, sepse nuk është as gjykatës, as porotë.

“Stamenkovski sipas arsimimit që e ka në pjesën e politikës sociale ka për qëllim të dalë nga Gjykata dhe për këtë është angazhuar si këshilltar dhe besoj se ndonjëherë do të punojë në profesionin e tij. Ai nuk është person që merr vendime, por administrator në Gjykatë dhe nuk ka pozicion vendimtar”, tha Zaev.

Kryeministri  shtoi se me Stamenkovskin është njoftuar gjatë Revolucionit laraman dhe sepse disa herë është fotografuar afër tij në protesta ka pasur momente armiqësore nga ish kryetari i Gjykatës.

Goran Stamenkovski ka pasur kontest gjyqësor me ish kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimor Pançevskin, dje e ka fituar padinë për mobing të cilën e ka parashtruar pasi ishte shkarkuar nga funksioni për shkak të prezencës në protestat e Revolucionit laraman.