Shkup, 4 prill – Harmonizimet e reformave në fusha të ndryshme konform raporteve të OSBE-së, gjendja politike aktuale dhe perspektivat integruese kanë qenë temat e takimit të sotëm të kryeministrit Zoran Zaev dhe Nina Soumalainen, ambasadore e OSBE-së në largim, për shkak të përfundimit të mandatit të saj në Maqedoni.
Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, bashkërisht është konkluduar se reformat dhe politikat e fqinjësisë së mirë me frymë miqësore dhe konstruktive me kontribut të madh në progresin e shtetit dhe se ky moment pozitiv duhet të shfrytëzohet për hapa të mëtejshëm.
Kryeministri Zaev ka informuar se reformat në legjislacionin zgjedhor bëhen konform vërejtjeve në raportet e OSBE-së, si dhe se reformat në media janë në drejtim të hapjes së hapësirës për gazetari hulumtuese, për kriticizëm të qartë dhe për lirinë e shprehjes. ka sqaruar dhe se bëhet fjalë edhe në reformat për profesionalizmin e administratës publike dhe të ndërtimit të kapaciteteve të institucioneve konform nevojave të qytetarëve.
Në takim janë përshëndetur politikat reformuese të Qeverisë me theks në mbrojtjen e nevojshme të sigurisë së gazetarëve, si dhe reformat në polici.
Ambasadorja e OSBE-së ka theksuar se organizmi mbetet i mbështetur në proceset demokratike në Maqedoni dhe e hapur për të gjithë nevojat eksperte të vendit dhe qytetarëve.