Pas inspektimit në argumentet sot mbrojtja e Zoran Zaevit do të duhet të deklarohet në lidhje me indicet e Prokurorisë. Javën e kaluar pas shqyrtimit një orësh të argumentet në Prokurorinë Themelore Publike, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e tij juridik nuk dhanë detaje për atë se çfarë argumente ka grumbulluar prokuroria në rastin të cilin e ka hapur për parregullsi zgjedhore.
Zaev me një person tjetër të punësuar në parti janë të dyshuar se kanë falsifikuar raportet financiare të LSDM-së dhe në mënyrë ligjore kanë siguruar para për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme vitin e kaluar në dhjetor. Ky hetim siç thonë nga Prokuroria është hapur që vitin e kaluar, ndërsa janë marrë në pyetje mbi 70 persona si dëshmitarë.