Shkup, 24 janar – Kryeministri Zoran Zaev, në suaza të agjendës ekonomike dhe politike në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, është takuar me filantropin dhe financierin Xhorxh Soros, themelues i fondacioneve Shoqëri e Hapur (FOO) dhe me Patrik Gaspar, kryetar i FOO-së.
“Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe integrimi drejt Bashkimit Evropian ishin vlerësuar si hapa kyçe të cilat sigurojnë stabilitet dhe siguri për vendin dhe për rajonin, dhe e hapin derën për investime të reja të huaja, për zhvillim të ekonomisë së Maqedonisë dhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës të qytetarëve”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Zaev dhe Soros kanë shkëmbyer ide për intensifikimin e bashkëpunimit midis Qeverisë dhe Fondacionet Shoqëri e Hapur me qëllim të sigurimit të kapaciteteve më të mira për kujdes dhe për arsim parashkollor për fëmijët dhe për përfshirje më të madhe të qytetarëve romë në fusha të ndryshme të rrjedhave shoqërore në Maqedoni.
Në bisedën, siç është theksuar në kumtesë nga Qeveria e RM-së, është theksuar rëndësia e Strategjisë kombëtare për një shoqëri dhe mulikulturalizëm , si dhe nevoja nga pjesëmarrja intensive të sektorit civil në krijimin edhe zbatimin e Strategjisë, me qëllim që të mbështetet trendi shoqëror i avancimit të besimit dhe komunikimit midis qytetarëve të ndryshëm dhe komuniteteve në Republikën e Maqedonisë.