Shkup, 1 nëntor – Nuk kemi pasur kurrfarë bisedimesh me PDSH-në, e kam thënë gjatë fushatës, kemi pasur bisedime me Thaçin gjatë kohës kur kam biseduar me partitë opozitare për përkrahjen e reformave në BE dhe në Kuvend. Ky ka qenë qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev lidhur me hyrjen eventuale të PDSH-së së Thaçit në qeverinë reformatore. “Pres gjatë kësaj jave në atmosferë të qetë të hapim proceset sesi më tej, kemi disa vende të zbrazëta në qeveri, ministër, zv/ministra, drejtorë dhe tjera”, ka thënë Zaev, njofton Medial.mk.
“Gjatë vikendit do të jemi më të vendosur dhe me mençuri të mendojmë për çfarëdo tjetër dhe më pas secili vetvetiu. Konsideroj se për herë të parë gjatë vikendit do të bisedojmë. Me z. Sazdov nuk kam biseduar për shumicën, unë dua të bisedojë me shumë deputetë do të ketë mundësi për këtë. E di se kemi shumicë edhe pa z. Sela, por jam ithtarë i asaj që të jetë ajo shumicë më e fuqishme…”, ka thënë Zaev.
Vlerësimi i Taravarit ishte se nëse hyn PDSH në qeveri ata do të braktisin qeverinë?
“Për gjitha kombinatorikat, nuk kam biseduar me asnjërin për hyrje apo dalje, e ndjek këtë, por me mandatarin askush nuk ka biseduar për këtë çështje, ashtuqë gjatë vikendit do të nisim të bisedojmë”.