Zaev: Sipas përvojave të deritanishme, bisedimet me BE-në do t’i mbaronin në vitin 2025

Shkup, 28 qershor – Kryeministri, Zoran Zaev, nga Brukseli, pas takimit me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, deklaroi se në zemrën e Evropës është konfirmuar lajmi i madh se Republika e Maqedonisë ka fituar datë për fillimin e bisedimeve, njofton Portalb.mk.

“Vendi jonë e meriton atë, liderët e BE-së thanë se e meritojmë atë. Këshilli i Evropës e konfirmoi se Maqedonisë si shtet i robëruar, për një vit bëri përmbysje dhe tani është vend me ndryshime pozitive dhe gjithëpërfshirëse”, deklaroi Zaev.

Ashtu siç tha ai, procesi i hyrjes nuk mbaron me kapitujt, por prej aty fillon.

“Sipas përvoja të deritanishme, bisedimet zgjasin shtatë ose më shumë vite. Duke e pasur parasysh atë, në vitin 2025 do të mbaronin bisedimet për anëtarësim, ashtu siç parasheh strategjia. Para nesh ka qëllim kryesor, ngelet që ta mbarojnë detyrën tonë dhe në me krenari të hyjnë në portat e BE-së. Nuk ka mbrapa, besojmë se kjo është mundësi edhe për Brukselin. BE nuk duhet ta lëshojë mundësinë që fortë ta vendos edhe një hallkë në zinxhirin e vlerave”, deklaroi Zaev në konferencën për shtyp me Tusk.