Psarades, 17 qershor – Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev theksoi sot pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin, se shteti është krenarë që ka zgjedhur një zgjidhje që na bashkon.
“Sot i japim fund një kontesti. U japim fund dallimeve shumëvjeçare që ngritën mur i cili i vështirësonte marrëdhëniet miqësore midis fqinjëve… Ky është akt solemn dhe shprehje e përkushtimit për t’u gjetur një zgjidhje e cila është në interes të së ardhmes dhe qytetarëve të të dyja vendeve”, theksoi kryeministri Zaev.
Me Marrëveshjen e cila u nënshkrua sot “krijohet mundësi edhe atë mundësi historike për bashkëpunim të përforcuar, lidhje më të forta ekonomike dhe rritje dhe zhvillim më të lartë”. Sipas tij, nga izolimi apo vetizolimi, as Maqedonia e as Greqia nuk kanë pasur dobi.