Zaev shpreson në zgjidhje të emrit para Samitit të BE-së

Shkup, 11 qershor – Kryeministri Zoran Zaev sot shfaqi shpresë se shumë shpejt do të arrihet zgjidhje për kontestin për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe se kjo mund të ndodh para Samitit të BE-së të caktuar për më 28 dhe 29 qershor.

Zaev sot në Haraçinë ku u shënua fillimi i projektit për ndërtimin e ndërtesës së re komunale, theksoi se zgjidhja e shpejtë e kontestit është e ndërlidhur, siç tha me dëshirën tonë që të ketë zgjidhje para Samitit të BE-së edhe para Këshillit të BE-së të caktuar për më 25 dhe 26 qershor, duke theksuar se ditët janë të numëruara.

Potencoi se është me rëndësi që të arrihet zgjidhje cilësore e cila do të jetë e mbështetur juridikisht, me dinjitet dhe do ta ruajë identitetin, për shkak të së cilës më tej kjo zgjidhje duhet të ketë edhe jehonë pozitive tek qytetarët e vendit, të cilët për të duhet të fund të prononcohen në referendum.

Zaev theksoi se mbahet vazhdimisht komunikim në të gjitha nivelet në Qeveri lidhur me çështjen e emrit dhe se shqyrtohen strategji të ndryshme të përfundimit të këtij kontesti 25-vjeçar. Shtoi se menjëherë pasi që do të ketë bisedë telefonike me kryeministrin  grek Aleksis Cipras, do ta informojë opinion.

“Bëhet fjalë për momentet e fundit të tentativave që të afrohemi rreth qëndrimeve dhe se kur do të ndodh kjo së bashku do ta komunikojmë lajmin e lumtur edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe për qytetarët e Republikës së Greqisë”, tha Zaev.

Theksoi se kuptohet që kjo do të ishte marrëveshje fillimisht mes kryetarëve të dy qeverive, mes ministrave të punëve të jashtme, ndërsa kur do të ndodh kjo menjëherë do të informohen shefi i shtetit, shefi i opozitës dhe liderët tjerë politikë dhe qytetarët.

Për emrin qo do të arrihet si zgjidhje e mundshme nuk deshi të spekulohet as nuk eshi të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve nëse Republika Maqedonia Veriore si më shumë e përmendur në mediat greke është opsioni i mundshëm i pranueshëm.

Theksoi se në Gjermani  nuk shkon për takime me përfaqësues të lartë gjermanë, të cilët do të jepnin nxitje për zgjidhjen e kontestit. Zaev tha se çështja zgjidhet në nivel të komunikimit bilateral mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa mbështetjen që e japin SHBA-ja dhe BE-ja dhe të gjithë faktorët ndërkombëtarë është mjaft i rëndësishëm në gjithë procesin.

Sqaroi se në Gjermani udhëton drejt Frankfurtit me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe ku do të punojnë në përforcimin e bashkëpunimit mes shëndetësisë të Maqedonisë dhe Gjermanisë, ndërsa ditën e ardhshme  më 14 qershor së bashku me ministrin e Financave Tevdovski do të kenë takime me përfaqësues të Dojçe bank dhe 16 kompani tjera të interesuara për investime në Maqedoni.

Përkujtoi se në të njëjtën kohë ministri Dimitrov udhëton drejt Berlinit, por potencoi se ata dy Gjermaninë nuk e vizitojnë në kuadër të procesit të negociatave për zgjidhjen e emrit.

Zaev tha se edhe pse tashmë është paralajmëruar vizita në Gjermani,. është e mundur që të mos shkojë për shkak të rëndësisë së procesit të negociatave dhe dëshirës që të gjendet zgjidhje dhe të arrihet marrëveshje.