Zaev: Secili që është involvuar do të përgjigjet

Shkup, 14 gusht  Kryeministri Zoran Zaev në një publikim në Fejsbuk thekson se beson në hetime transparente dhe shumë precize.

“Unë edhe një herë përmend, jam personi që e ka denoncuar këtë rast. Të mos harrohet kjo. Sot kjo garniturë politike, përmes pushtetit ekzekutiv, krijoi kushte që jurisprudenca, Prokuroria publike, të punojë pa pengesa, pa dallim nëse dikush ka qenë pronar i ndonjë medie, që e ka mbështetur pushteti, ai sot është është paraburgim#, theksoi Zaev.

Sipas tij, në të gjitha vendet, ku janë krijuar kushte që të sundojë e drejta dhe organet e përndjekjes ta kryejnë punën, nuk ka qenë e lehtë të bëhet dhe gjithkund ka qenë traumatike. “Edhe tek ne nuk është e lehtë dhe është traumatike. Por, kështu do të jemi shtet juridik dhe shtet të cilin të gjithë e dëshirojnë”, shtoi kryeministri.

“Kam ardhur falë qytetarëve, duke luftuar edhe për liri edhe për demokraci dhe për shtet juridik dhe për sundim të drejtësisë dhe për vend normal. Do të luftojmë që çdokush që është i involvuar, kuptohet do të mbajë përgjegjësi”, thekson Zaev në publikimin në Fejsbuk.