Shkup, 21 nëntor – Përcaktim i qartë i Qeverisë ndaj reformave në fushat e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO dhe për cilësinë e jetës së qytetarëve në vend, ka shfaqur kryeministri Zoran Zaev, sot në takimin me Andres Samuelsen, ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Danimarkës.
Siç kumtojnë nga pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev veçanërisht i ka shpjeguar reformat që po bëhen në pjesën e gjyqësisë dhe sundimit të së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në shërbimet profesionale të sigurisë, mediat, në administratën publike efikase.
“Jemi të fokusuar në ndërtimin e institucioneve të pavarura në shtet. Veçanërisht jemi të drejtuar ndaj sigurimit të sundimit të së drejtës. Reformat i bëjmë përmes procesit inkluziv. Jemi të vetëdijshëm se stabilizimi politik i shtetit dhe integrimet euroatlantike do të tonë edhe zhvillim ekonomik të shtetit dhe në këtë drejtim i ndërmarrim të gjitha hapat. Ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, që e tregojnë marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë. Përmbyllja e ndryshimeve kushtetuese do ta hapë rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së dhe presim kjo të ndodhë, sepse shumica e madhe e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë pret një të ardhme euroatlantike të shtetit tonë”, ka thënë Zaevi.
Samuelsen, ndërkaq, theksohet, ka theksuar se Maqedonia është e mirëseardhur në NATO, si dhe se Danimarka i mbështet edhe perspektivat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ministri danez Samuelsen shfaqi shpresë për reformat e suksesshme në suaza të gatishmërisë teknike për fillimin e negociatave, në pjesën e sundimit të së drejtës, si dhe rezultatet e ligjeve që miratohen në Parlament. Gjithashtu, i përshëndeti marrëdhëniet e mira fqinjësore të Maqedonisë dhe Marrëveshjen me Greqinë, si pjesë e proceseve të integrimit të vendit tonë dhe si shembull të mirë të zgjidhjes së çështjeve dypalëshe”, theksohet në kumtesë.
Në takim është biseduar për çështjet aktuale politike në vend dhe në rajon. është potencuar se marrëdhëniet e mira midis shteteve janë parakusht i rëndësishëm për zhvillimin e vendete të Ballkanit dhe të rajonit në tërësi, si dhe se është me rëndësi që çështjet dypalëshe të mbyllen përmes parimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
“Në takim, ministri danez, Samuelsen, e përshëndeti rolin e Maqedonisë në krizën e refugjatëve. Kryeministri Zaev shprehu falënderim për mbështetjen parimore dhe motivuese të Mbretërisë së Danimarkës të proceseve demokratike në Republikën e Maqedonisë”, qëndron në kumtesë.