Shkup, 19 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev sot në bisedë telefonike me zëvendëssekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon Salivan dhe ka shprehur falënderimin për mbështetjen e fuqishme të SHBA-së gjatë të gjithë procesit të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev e ka njoftuar Salibvanin me aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht Marrëveshjes me Greqinë, transmeton koha.
“Të dy bashkëbiseduesit gjatë bisedës telefonike janë pajtuar se epilogu i suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës, si dhe procedura e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, është me rëndësi kyçe për të dyja vendet, por edhe për rajonin”, thekson pres shërbimi qeveritar i Qeverisë.
Kryeministri theksoi dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut në interesin e vet afatgjatë dhe strategjik për zhvillim dhe zgjerim shtesë të marrëdhënieve të të dyja vendeve, veçanërisht në pjesën e relacioneve ekonomike.
Zaev dhe Salivan e kanë ndarë interesin reciprok dhe përcaktimin që të dyja vendet të mbesin të përkushtuara në çështjen e paqes dhe stabilitetit të vendit dhe të rajonit. Në këtë drejtim, zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-së, Salivan ka shprehur mbështetjen e tij të vazhdueshme për Marrëveshjen e Prespës dhe ka theksuar se me padurim pret t’i dëshirojë mirëseardhje Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të e NATO-s. (koha.mk)