Shkup, 20 janar – Rritja e nivelit të transparencës ka ndikim pozitiv ndaj demokratizimit të shtetit dhe u mundëson qytetarëve të kenë kontroll mbi institucionet. Në mënyrë shtesë, transparenca pozitivisht ndikon mbi zhvillimin ekonomik të shtetit dhe mbi integrimet euroatlantike, theksoi kryeministri Zoran Zaevi në profilin e tij në Fejsbuk.
“Me qëllim të inkurajohet llogaridhënia, transparenca e vetëqeverisjeve lokale, në pajtim me Strategjinë për transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme është pranuar rekomandimi i Komisionit për sistem politik dhe politika ekonomike aktuale e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është miratuar konkluzion se të gjitha raportet financiare dhe raportet për punë (tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore) të cilat dorëzohen në shqyrtim në procedurë qeveritare, nuk do të shqyrtohen në Komision, nëse lista e 22 informacioneve dhe dokumenteve detyruese me të cilat sigurohet llogaridhënia e komunës nuk janë publikuar në faqet e internetit të propozuesve”, thekson Zaevi në profilin në Fejsbuk.