Shkup, 20 nëntor 2018 – Kryeministri Zoran Zaev sot në seancën e katërt të Këshillit për reformë në administratën publike e potencoi rëndësinë e procesit për reforma në administratën publike, duke theksuar se edhe rritja e parashikuar e pagave të të punësuarve në administratën publike, është pjesë e këtyre reformave.
“Nevojitet fokus i qartë për atë se ku lëviz reforma, cili është qëllimi, gjegjësisht se çka ndodh në administratën publike në periudhën e ardhshme, ndërsa me rëndësi të veçantë është që qytetarët të njoftohen me të gjitha hollësitë nga ky proces. Reformat në administratë duhet të zbatohen me guxim dhe dinjitet, janë me qëllim që të kemi administratë publike produktive dhe më efikase për të gjithë qytetarët”, theksoi kryeministri Zaev.
Në kuadër të Këshillit, drejtori i Institutit Kombëtar Demokratik Krist Henshou dhe përfaqësues të institutit e prezantuan publikimin “Sfida dhe rekomandime për përmirësimin e procesit legjislativ”.
Në prezantimin, siç është theksuar në kumtesën e pres shërbimit të qeverisë, ishin përfshirë rekomandimet në pjesën e përforcimit të kapaciteteve, përmirësimin e koordinimit ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit, nevojën e përshtatjes së ligjeve me legjislativin evropian, si dhe zvogëlimin e numrit të ndryshimeve ligjore.
Publikimi do të prezantohet edhe në seancë qeveritare, ku pas miratimit, do të vijojë edhe implementimi i drejtimeve të adresuara në dokument.
Në seancën e Këshillit, siç është theksuar në kumtesë, fjalim kishte edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, i cili e prezantoi raportin e parë gjysmë vjetor për zbatimin e Strategjisë për reforma në administratën publike.
Siç theksoi ministri Mançevski, në periudhën e ardhshme do të rritet dinamika e zbatimit të aktiviteteve, ndërsa raporti vjetor do të përmbajë rezultate konkrete.
Në seancën e Këshillit ishte miratuar raporti gjysmëvjetor, ndërsa ishte sjellë përfundim që i njëjti të prezantohet edhe në seancë në Qeveri.
Kryeministri Zaev, siç është theksuar në kumtesë, kishte sjellë përfundim se institucionet duhet ta ndjekin planin aksional të Strategjisë për reforma në administratën publike dhe me kohë t’i zbatojnë aktivitetet. Institucionet duhet që me kohë t’i azhurnojnë dokumentet e tyre strategjike me qëllim që t’i pasqyrojnë aktivitetet të cilat i kanë ndërmarrë për reforma në administratën publike nga Plani aksional. Në mënyrë shtesë, anëtarët e Këshillit për reforma në administratën publike duhet të jenë në komunikim dhe koordinim me përfaqësuesit nga institucionet ku punojnë në Sekretariatin për reforma në administratën publike, ku në nivel teknik dhe të ekspertëve bisedohet për statusin e implementimit të aktiviteteve nga Plani aksional.
Në drejtim të rritjes së transparencës në punën e Qeverisë, pas kërkesave të dorëzuara deri te institucionet nga ana e sektorit qytetar, për qasje deri në informacione me karakter publik, siç është theksuar në kumtesë, institucionet duhet të përgjigjen në mënyrë proaktive dhe të japin përgjigje të plota.
Me seancën e katërt të Këshillit për reforma në administratën publike kryesoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërsa morën pjesë zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani, zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, ministri pa resor përgjegjës për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, kryetari i BNJVL, Petre Shilegov, drejtori i Agjencisë së Administratës, Spase Gligorov si dhe përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar në Republikën e Maqedonisë