Shkup, 11 tetor – Kryeministri Zoran Zaev beson në pafajësinë e Frosina Remenskit, e cila është e dyshuar në rastin “Reket”. Ai tha se suspendimi i Remenskit nga organet partiake është bërë me qëllim që të njëjtës t’i jepet më hapësirë dhe kohë që të dëshmojë para organeve të drejtësisë që nuk është e përfshirë në këtë rast.
Frosina Remenskiështë anëtare e komitetit qendror dhe ekzekutiv i LSDM-së dhe në atë aspekt pezullimi i jep mundësinë që të shfrytëzojë fuqinë e sajë politike dhe partiake në dëshmimin e pafajësisë së saj. Unë besoj në pafajësinë e saj dhe në prezumimin e pafajësisë së saj, por unë jam unë. Ajo duhet të vërtetohet në procedura gjyqësore. Unë vesoj se kur Frosina do e dëshmojë këtë, atëherë dyert e partisë përsëri do të hapen që e njëjta të kthehet në organet dhe trupat e LSDM-së”-tha Zoran Zaev, kryeministër.
Ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Reket”, edhe një ditë e kaloi në spital. Avokatja e saj Irena Frçkovska, tha për Alsat se Janevës i janë konstatuar disa probleme shëndetësore dhe disa anomali. Avokatët paralajmërojnë se do të kërkojnë përsëri masën e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Mbrojtja ka ofruar garanci plotësuese për t’i lehtësuar masën Janevës.
Janeva ende gjendet në spitalin “Zhan Mitrev” ku po u nënshtrohet kontrolleve dhe testeve të ndryshme. Po përcillet gjendja e saj shëndetësore. I janë konstatuar disa probleme dhe anomali pas kontrolleve por ende po i bëhen disa analiza të tjera. Me siguri edhe sot do të qëndroj në spital. Ne gjithsesi që do të kërkojmë masën e arrestit shtëpiak, por njëherë do e presim vendimin për garancinë, që duhet të merret gjatë javës së ardhshme”- tha Irena Fërçkovska, avokatja e Katica Janevës.
Për shkak të festës Gjykata sot nuk punon. Procedurën çër rastin “Reketi” do ta vazhdojë nga e hëna. Ditë më parë Prokuroria për krim të organizuar ka vërtetuar se Bojan Jovanovski ka shfrytëzuar miqësinë me Janevën dhe ia ka lehtësuar pozicionin biznesmenit Orce Kamçev, i dyshuar në rastin e PSP-së, “Perandoria”. Pasi biznesmeni ka filluar t’u paguaj zhvatje me shuma milionëshe, Janeva ka dhënë dritë jeshile që Kamçev nga burgu i Shutkës të dalë në arrest shtëpiak ndërsa më pas ka dhënë leje që t’i kthehet pasaporta. Edhe katër persona së bashku me Boki 13 janë të dyshuar për mashtrim dhe larje parash përmes organizatës humanitare të Bokit, Lidhja Ndërkombëtare. Pjesë e mashtrimit eventualisht kanë qenë babai i Bokit, më pas Jasna Mandiq, zëvendësja e Bojan Jovanovskit në organizatën humanitare, por edhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski. Para dy ditësh, prokurorja Vilma Ruskoska sqaroi se ekspertiza e telefonave dhe kompjuterëve të Boki 13, Zoran Kiçeec dhe Katica Janeva ka zbuluar dëshmi kryesore. Më tej zbuloi se njëri nga ata të tre ka kërkuar një marrëveshje. Ajo nuk zbuloi emër, por jozyrtarisht thuhet se është ish-shefja e PSP-së.