Shkup, 2 mars – Kompania “Kombinati i mermerit” nga Prilepi i paralajmëroi planet e reja investuese për zhvillim plotësues dhe qëllimet e tyre për të investuar edhe në sfera të tjera, posaçërisht në energjetikë, në pjesën e prodhimit të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse.
Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, për këtë sot biseduan kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni i pronarësve dhe menaxhmentit të kompanisë “Kombinati i mermerit” nga Prilepi.
Në takimin në Kabinetin e kryeministrit, siç ceket, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev dhe minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, ndërkaq në emër të pronarëve të kompanisë, Hristoforos Pavlidis informoi për aktivitetet rrjedhëse afariste të kompanisë “Kombinati i mermerit”.
Kryeminsitri Zaev i përshëndeti qëllimet e kompanisë për të investuar në modernizimin e teknologjosë për prodhim dhe në prodhimin e produketeve të gatshme dhe tjeksoi se si edhe çdo kompani tjetër, edhe “Kombinati i mermerit” mund të presë mbështetje nga programet qeveritare për zhvillim të biznesit, posaçërisht kur bëhet fjalë për investime që hapin vende të reja dhe mirë të paguara të punës.
Zaev theksoi se çdo tkaim me pronarët e kompanive me kapital të huaj është i mirëseardhur për harmonizim të modeleve për bashkëpuni me institucionet qeveritare dhe për tejkalimin e çështjeve t cilat dalin nga puna.