Shkup, 27 dhjetor – Raportet mes LSDM-së dhe BDI-së ende nuk janë zbutur, prandaj LSDM sonte do ta analizojë stabilitetin e koalicionit me BDI-në, deklaroi Zoran Zaev. Pasi të analizohet, do të vendoset se nëse do të vazhdohet me koalicionin.
“Sigurisht se do të analizohet sepse amendamentet nuk janë tërhequr, ku ne pamë se ka ndodhur diçka dhe nga ku i morëm porositë e këqija. Ajo analizë është hapur në të gjitha takimet e punës dhe sot besoj se edhe në nivelet e larta të paritsë, në atë Qendror dhe Ekzekutiv, ku do të bëjmë analizë për veprim të kaolicionit dhe për vazhdim apo mosvazhdim eventual të tij. Do të bëjmë analizë edhe për hapat tonë të ardhshëm. besoj se edhe zgjidhjet kadrovike të cilat i kemi arritur do t’i miratojmë dhe do t’i publikojmë për opinionin”, deklaroi Zoran Zaev.
Nga ana tjetër, Ali Ahmeti nga BDI ka porositur se nuk duhet të nisemi nga qëndrime të njëanshme, por të thirret takim sërish te presidenti Stevo Pendarovski dhe aty të shprehen qëndrimet. Këto qëndrimet sipas tij duhet të jenë edhe nëse ka kërkesë për anulim të zgjedhjeve të caktuara për më 12 prill të 2020-s.
“Nuk mendoj se do të duhej të mbahemi në qëndrime të njëanshme. Do të duhej të thirrnim takim të ri te presidenti që ta kontestojmë datën e dakorduar dhe të gjithë do të duhej atje t’i deklaronin qëndrimet e tyre se a pajtohen apo jo. Unë do të pajtohesha me atë që presidenti të thirr takim të rri dhe t’i shohim shkaqet reale”, pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Analiza e koalicionit vjen pasi që raportet mes BDI-së dhe LSDM-së u ashpërsuan me parashtrimin e rreth 6 mijë amendamenteve për ndryshim të Kodit Zgjedhor nga BDI-ja. Pas kësaj, Zaevi ka kërcënuar deputetë edhe për anulim të zgjedhjeve në rast se në Kuvend nuk kalojnë ligjet që parashohin rritjen e pensioneve dhe të pagave që duhet të hynë në fuqi në janar të 2020-s.(koha.mk)