Shkup, 4 maj – Qeveria e Republikës së Maqedonisë muajve të kaluar demonstroi se e dëgjon zërin e qytetarëve dhe se së bashku i marrim vendimet. Para Sindikatës së Policisë së Maqedonisë (SPM) dhe udhëheqësia e saj çdo ditë qëndrojnë problemet dhe çështjet e hapura të pothuajse tetë mijë policëve, por zgjidhjet e këtyre çështjeve janë edhe obligim i Qeverisë.
Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e Komitetit Ekzekutiv të sindikatave policore evropiane dhe Sindikatës Policore të Maqedonisë, të titulluar “Roli i CEPS në respektimin e të drejtave fundamentale dhe statusore të nëpunësve policorë në Evropë”.
“Policët çdo ditë po përballen me raste të rrezikshme dhe për këtë duhet të garantojmë se pas mbarimit të orarit të punës ata do të kthehen në shtëpi te të afërmit e tyre, të qetë dhe të sigurt, ndërsa ditën e nesërme do të kthehen në punë dhe do t’i mbrojnë të gjithë qytetarët”. theksoi Zaev.
Ai porositi se pushteti është i hapur për dialog me sindikatat dhe qëllimi përfundimtar i punëdhënësve dhe shtetit nga një anë dhe të sindikatave nga ana tjetër është përmirësimi i kushteve për punë të të gjithë punonjësve. Zaev informoi se para dy ditëve me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura ka nënshkruar Memorandum për mirëkuptim përmes të cilit po zbatohet programi për reforma në sektorin për siguri dhe shërbime të zbulimit të Maqedonisë për periudhën prej vitit 2017-2020.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski theksoi se Sindikata Policore e Maqedonisë e ka mundësinë dhe mbështetjen e MPB-së që t’i përdorë të gjitha instrumentet që i ka në dispozicion në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve.
“Udhëheqësia aktuale e MPB-së siç dihet, por jo vetëm në aktivitetet e deritanishme, plotësisht punon edhe në përmirësimin e kushteve dhe standardeve të punës së nëpunësve policorë. Ne jemi të obliguar të punojmë në këtë drejtim, njëjtë si sindikalistët që janë të obliguar vazhdimisht të luftojnë për avancimin e të drejtave sindikale dhe të punonjësve”, tha Spasov.
Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit të Sindikatave Policore Evropiane Andres Simeu para të pranishmëve tha se policia është pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe se është maja e shigjetës së demokracisë. Ai theksoi se kur policia është e kënaqur dhe kur mund ta sigurojë shtetin, gjegjësisht ra ruajë rendin, do të ketë më shumë njerëz të cilët do ta vizitojnë shtetin, ndërsa me këtë do të ketë edhe më shumë investime.
Kryetari i SPM Aco Ajtovski infomoi se në takim do të bisedohet për shumë probleme me të cilat po ballafaqohet policët e Maqedonisë dhe tha se pret që ditëve në vijim të ketë zgjedhje të caktuara pozitive të cilat ndërkohë janë në fazën përfundimtare të negociatave me MPB-në, ndërsa kjo është rritje të një kategorie të caktuar të pagave.