Para dy ditëve në Bruksel na u bë një padrejtësi e madhe. Bashkimi Evropian nuk e plotësoi atë që na e premtoi. Ne i përfunduam të gjitha obligimet tona. Kemi realizuar rezultate në reformat, i kemi zgjidhur kontestet me fqinjët. Ndërsa ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk e plotësuan atë që e premtuan.
Atë që Bashkimi Evropian nuk arriti të marrë vendim për hapjen e negociatave me ne është GABIM I TYRE HISTORIK, e këtë e konfirmuan të gjithë liderët evropianë. Ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur.
Sot, dëshiroj publikisht t’ju shpreh falënderim shumicës së madhe të liderëve evropianë, të cilët u angazhuan për marrjen e vendimit pozitiv për fillim të negociatave. E çmojmë përkrahjen e tyre dhe e dimë se edhe në të ardhmen do të llogarisim te ata.
Por, fakt është se ne jemi viktima të gabimit historik të BE-së dhe kjo te të gjithë ne shkakton dëshpërim të madh. Edhe unë jam i dëshpëruar dhe i zemëruar, dhe di se tërë populli ynë ashtu ndjehet. Për këtë shkak, zemërimin e qytetarëve e ndjej si edhe një plagë.
Për mua personalisht, ky premtim i paplotësuar është jashtëzakonisht i keq dhe veprim i padrejtë i Unionit, e në të njëjtën kohë edhe punë serioze. Unë ashtu e interpretoj dhe assesi ndryshe.
Por, ky është vendim i BE-së, për shkak të punëve të pazgjidhura të tyre të brendshme dhe këtë vendim ne nuk mund ta ndryshojmë.
Megjithatë, ne edhe atë si jemi përgjegjës për vendimet tona, të cilat i marrim për qytetarët tanë dhe për ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut.
Serioziteti i momentit aktual kërkon prej meje dhe nga të gjithë ne vendim serioz.
Duke u nisur nga bindjet e mia se secili politikan duhet të jetë përgjegjës, i ndershëm dhe me dinjitet, e ndërmarr mbi mua dëshpërimin e popullit tim dhe ME PËRGJEGJËSI dal para qytetarëve!
Qëndroj para jush, dhe qartë dhe me vendosmëri porositi:
Ëndërra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar, serb, vlleh, turk, rom, boshnjak e tjerë të cilët jetojnë në vendin tonë – nuk do të prishet.
Për këtë shkak, të respektuar qytetarë, ME PËRGJEGJËSI qëndroj para vendimit të juaj. Tani nevojitet qëndrimi i juaj. Nuk kemi kohë për të humbur.
Dhe për këtë shkak propozimi im është:
Organizimi i zgjedhjeve të shpejta të parakohshme. Zgjedhje sa është e mundur më shpejtë.
Zgjedhje ku ju qytetarët do të merrni vendim dhe konfirmim për rrugën nëpër të cilën duhet të vazhdojë vendi ynë. Dhe pikërisht ky do të jetë propozimi im në takimin e nesërm të liderëve te presidenti Pendarovski. Organizimi i zgjedhjeve sa është e mundur më shpejtë, që qytetarët të thonë në cilën rrugë të shkojmë më tej.
Qytetarët kanë mandat të vendosin: Nëse të shkojmë nëpër rrugën e vërtetë të vlerave demokratike dhe evropiane, rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit, rrugën që çon PËRPARA?
OSE
Të shkojmë në rrugën e errët të izolimit, nacionalizmit, ndarjeve dhe konflikteve, respektivisht rrugën që çon PRAPA?
Qytetarët do të vendosin:
Nëse do të ndërtojmë partneritet me fqinjët dhe me vendet e tjera nga bota e lirë demokratike, ose do të vazhdojmë me konfrontime dhe probleme edhe me fqinjët edhe me të gjithë miqtë tanë?
Vetëm qytetarët dhe askush tjetër kanë të drejtë të vendosin:
Nëse të zgjedhin rroga më të larta, ndërtimin e rrugëve dhe kopshteve për fëmijë, ndihmë të madhe sociale, përkrahje për firmat e vendit, masa kundër ndotjes dhe kthim të parave drejtpërdrejtë te qytetarët?
OSE
Do të kthehemi prapa te shteti i robëruar, në kohën e përmendoreve, Subrata Roj, investimeve kriminele, tensioneve etnike, mbylljen e mediumeve, rrahjen e studentëve dhe pasurimin e disa vetave në kurriz të të varfërve?
Unë jam i gatshëm. Partia ime është e gatshme, Ekipi im është i gatshëm.
Ne nuk i nënshtrohemi dhe nuk heqim dorë për shkak të një dëshpërimi të caktuar. Do të luftojmë guximshëm.
Unë nuk kam të drejtë të ndalem së luftuari, luftoj krah për krahu me ju, pasi edhe ju luftoni.
Jam i gatshëm për mandat të ri, të tërë, të qartë dhe të pastër, të besuar nga qytetarët:
QË TA SJELLIM EVROPËN KËTU.
QË T’I PËRFORCOJMË REFORMAT.
QË TA ZHVILLOJMË EKONOMINË.
QË TË NDËRTOJMË SHTET EVROPIAN, pa dallim nëse Unioni është i gatshëm të hapë kapituj ose jo.
Të respektuar qytetarë, populli im,
Dëshiroj të theksoj se gjithçka që kemi punuar gjatë dy viteve e gjysmë, e kemi punuar me dashuri për të mirën e atdheut dhe për të gjithë qytetarët tanë. Dukej e pamundur, por u kapëm për punë, merrnim vendime të guximshme që të zgjidhim problemet më të mëdha. Këtë e kemi bërë për qytetarët tanë, dhe për fëmijët e vendit tonë.
Për këtë shkak, nuk do të lejoj që kushdo qoftë të na shfuqizojë reformat që i kemi bërë, të na merr lirinë të cilën së bashku e kemi sjellur në vend dhe të luajë me ndryshimet evropiane të cilat i ka përjetuar shoqëria jonë. Nuk do të lejojë që askush të na merr anëtarësimin në NATO dhe të na shkel sigurinë dhe stabilitetin që e fitojmë, duke u bërë anëtare e NATO-s.
Për të mirën e atdheut dhe të qytetarëve qëndroj drejtë dhe me përgjegjësi para jush.
Para juve dëshiroj të porositi se jam krenar dhe t’ju bëj thirrje të gjithë juve të jeni krenarë për të gjitha sukseset të cilat i kemi arritur së bashku. Realizojmë ëndërr të madhe – bëhemi anëtare e NATO-s.
Do të realizojmë edhe një – do ta bëjmë vendin EVROPIAN. Ëndërra e Maqedonisë së Veriut është Evropa dhe ato vlera i ndërtojmë në vendin tonë – mund ta sjellim EVROPËN në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Unioni, kur të jetë i gatshëm, le t’i hapë kapitujt.
Dhe ju bëj thirrje të vazhdojmë edhe më fuqishëm. Të gjithë së bashku. Dyfish më tepër të punojmë, dyfish më tepër të bëjmë. Të jemi dyfish më të mirë. Ndryshimet dhe reformat nuk i ka sjellur dhe nuk i merr një qeveri, ose 20 njerëz. Jemi të nevojshëm të gjithë që të reformohemi edhe më tepër. Të gjithë dy milionë. Që të mos ketë ndotje, të ndalemi së ndoturi. Që të mos ketë korrupsion, t’i kundërshtohemi korrupsionit dhe ryshfetit. Që të mos largohen të rinjtë, të hapim vende pune, të sigurojmë rroga më të larta. Që të bëhemi, patjetër duhet të bëhemi.
Atyre të cilët punuan dhe dëshironin të mos na jepet fillim të negociatave, dhe të cilët fshehtas ose publikisht i gëzohen mossuksesit të vendit të tyre, dëshiroj t’u them që të mos harrojnë se ky popull do ta mbajë mend këtë, posaçërisht kur të vijë në vendvotim. E kjo është shumë shpejtë.