Spiralja e rritjes së rrogave është hapur, ekonomia është ringjallë, ndërsa ekziston interesim i madh për investime të huaja, pasi kemi dërguar sinjal se Maqedonia po bëhet vend me perspektivë, ka porositur lideri i LSDM-së Zoran Zaev në mitingun e mbrëmshëm të kësaj partie në Dellçevë. “Më 15 tetor të tregojmë se Dellçeva shkon përpara dhe të bëjmë komuna bashkëkohore ku do të jetojmë e punojmë me krenari. Qëllimi jonë është të afrojmë pushtetin qendror dhe atë lokal që të përmirësojmë cilësinë e jetesës për qytetarët”, ka thënë Zaev.