Shkup, 8 shtator – Kemi, dhe atë çfarë arsyesh, sot posaçërisht, në pavarësinë prej tre dekadash, të ndjehemi edhe dinjitoz, edhe me fat, edhe të motivuar – bukur. Ja Republika e Maqedonisë së veriut para vendimit pozitiv për datë për fillim të negociatave me BE-në. Ja ku jemi në rrumbullakësimin e integrimeve, si vendi i 30-të anëtar i NATO-s. Ja ku jemi në proces të zhvillimit ekonomik – po rriten rrogat, kompensimet e fëmijëve, ndihma sociale, po rriten investimet e huaja, njofton Koha.mk
Këtë e porositi kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev në piknikun tradicional me rastin e Ditës së pavarësisë që e organizoi partia në Kompleksin Pelenica afër Draçevës së Shkupit.
Ai potencoi se kontributi për përparimin e shtetit tonë është i të gjithë qytetarëve, të gjitha qeverive, të gjitha partive që nga pavarësimi i shtetit – kontributet e dikujt më të mëdha, të dikujt më të vogla. “Por, theksoi, një është fakt. Këtë përparim, të vendit tonë, e nisi dhe kryesoi partia socialdemokrate – e jona, e jotja, e imja, e përbashkëta, Lidhja Socialdemokrate. Ky përparim historik, që e përjetoi Republika e sotme e Maqedonisë së veriut, i vendosur si amanet i paraardhësve, që me krenari do t’ua dorëzojmë amanet gjeneratave të ardhshme, është i mundshëm vetëm me parti shtetformuese, siç është Lidhja socialdemokrate.
Vlerësoi se nuk është lëvdatë, por realitet se shteti ynë arrin kur Qeverinë e kryeson apo është pjesë e saj, LSDM-ja.
Është i bindur se kemi kapacitet si shtet, me shumicë prej dy të tretave ta sjellim edhe Ligjin për prokurorinë publike. “Dhe, siç tha, të gjitha rastet dhe rastet e mundshme të krimit dhe korrupsionit, si në vendet e zhvilluara, duhet të marrin zgjidhje efikase, të drejtë dhe të barabartë. Këtë e presin qytetarët dhe me atë do t’i japim BE-së argumente shtesë, se edhe ne jemi fuqimisht të përcaktuar drejt drejtësisë dhe ndërtimit të shtetit juridik.
Hapërojmë përpara, porositi Zaev dhe theksoi se është e qartë se jemi në rrugën e drejtë.
Bëri thirrje, posaçërisht në periudhën e rëndësishme para nesh, për sjellje të ndërgjegjshme, përgjegjës nga ana e secilit qytetar, të gjitha partive politike, organizatave, në emër të së ardhmes së mirë për të gjithë, në emër të së mirës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme. (koha.mk)