Shkup, 12 korrik – Të gjithë atë që e kam ditur, e kam publikuar në një mënyrë transparente, çdoherë duke i treguar të gjitha detajet, tha kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për publikimin e një bisede audio lidhur me vrasjen e Martin Neshkovskit.
Gjithmonë kur ka pako të bisedimeve apo “bomba”, nënvizoi, tregojmë një pjesë të bisedës, ndërsa ekzistojnë ende bisedime lidhur rreth një momenti.
“Ne posedojmë vetëm një të tretën të atyre bisedimeve. Duke e pasur parasysh dinamikën rreth datave kur ata janë zhvilluar nga e gjithë kjo periudhë nga viti 2008 e deri në 2004-ën besoj se shumë bisedime ekzistojnë të cilat opozita ndonjë kohë i ka poseduar, ashtu që autenciteti dihet kush mund ta mbulojë, ta konfirmojë dhe duhet të thuhet nëse është ajo”, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev, i cili sot ishte për vizitë në lokalitetin Stobi.(koha.mk)