Shkup, 6 korrik – Shteti mirë po ballafaqohet me krizën me koronavirusin, që u konfirmua edhe nga ekspertë të vendit, edhe të huaj. Mjekët dhe infermieret treguan sakrificë dhe për këtë shkak do të propozojmë të shpërblehen me medalje për guxim nga presidenti i shtetit, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në duelin e sotshëm televiziv me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në TVM.
“Organizata botërore e shëndetësisë, ekspertët vendorë dhe shumë të tjerë konfirmuan se ne kemi publikim të numrave të ndershëm, transparente lidhur me koronavirusin. Komisioni për sëmundje infektive, pa dallim nëse ka ose nuk ka zgjedhje, ka dashur në mënyrë transparenmte nga vet fillimi ta informojë opinionin. Mjekët dhe të gjitha infermieret janë trima të guximshëm, të cilët ]punojnë 24 orë në ditë, gjithkund, nëpër spitale. Mua më vjen mirë që po arrijnë të shpëtojnë pacientë nga respiratorë, që nuk ka kaose nëpër spitale, që kanë bërë sistem të rotacionit që të mbulohen me turnet. Më së paku që mund të bëjmë është t’i shpërblejmë 10 për qind të gjithë punonjësit shëndetësorë, e si kryeministër i ardhshëm do të propozoj që presidenti t’u ndajë medalje për guxim”, tha Zaev.
Ai e akuzoi Mickoskin se në vend se të ndihmojnë ne këtë krizë aktuale me koronavirusin, ata po pengojnë dhe i mohojnë rezultatet e sistemit shëndetësor.
Mickoski replikon se për shkak të menaxhimit të keq me krizën, ne tani jemi rekorderë sipas numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga Kovid-19.
“Në maj kemi shpallur fitore ndaj pandemisë, ndërsa tani kemi numra rekorde të të infektuarve dhe të të vdekurve”, tha Mickoski.
Ai potencoi se VMRO-DPMNE-ja ka propozuar masa që në shkurt, por pushteti në mënyrë brutale i ka refuzuar.
“VMRO-DPMNE-ja ka propozuar masa që nga 26 shkurti, ka propozuar pako masash në pjesën e mbrojtjes shëndetësore, si dhe një pako të masave, të cilat do t’i përfshinin edhe ekonominë dhe biznesin dhe sektorin real. Asnjë propozim i ministrit Naqe Çulev nuk u dëgjua, e jo më të pranohet, as nuk është hapur debat për masat e propozuara nga ana e opozitës”, tha Mickoski.