Shkup, 1 mars – Menjëherë pasi që publikoi propozimet, unë bisedova me Georgievskin dhe i thashë se Qeveria ka qëndrim tërësisht tjetër. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në lidhje me propozimet skandaloze për zgjidhjen e kontestit bullgar të kryetarit të partisë VMRO Popullore, Lubço Georgievski, i cili është partner koalicioni me LSDM. Si do të ndikojë kjo në negociatat e mëtejshme me Sofjen zyrtare duke pasur parasysh se deklaratat e tilla në mënyrë të drejtpërdrejtë rrënojnë pozitat e Maqedonisë? Zaev shmangi të japë vlerësim, vetëm tha se negociatat do të vazhdojnë pas zgjedhjeve në Bullgari.
“Unë që mbrëmë komunikova me z. Georgievski, kur lexova informacionin dhe në mënyrë logjike edhe ai konfirmoi se ky është qëndrim i tij personal. Shpjegova edhe një herë se nuk mundet të jetë qëndrim as i Qeverisë e as i koalicionit për shkak se janë të qarta qëndrimet tona se si janë të pozicionuara. Nuk do të doja të hyjë në mënyrë më të detajuar në pjesën e përgjigjeve për shkak të zgjedhjeve në Bullgari. Me të vërtetë nuk duhet përmes mediave të komentojmë, duhet të vazhdojnë bisedat përmes ministrive kompetente”, tha Zaev.