Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Renata Deskovskka sot në kabinetin e kryeministrit ka realizuar takim me Rektorin e UEJL-it Zamir Dika dhe me kryetarin e Bordit universitar Denis Ferington. Në takim është biseduar për sfidat me të cilat përballet arsimi në Maqedoni, si dhe nevoja e implementimit të përvojave pozitive në sistemin arsimor vendor, adaptuar në nevojat e tregut të punës.