Shkup, 21 shkurt – Përgjegjësi nga të gjithë që të sigurohet shtet funksional juridik, është konkludimi nga takimi i sotëm i kryeministrit Zoran Zaev dhe ekspertit të BE-së, Rajnhard Pribe i cili ka qenë i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.
Në takim është shprehur mbështetje për procesin politik i cili ka përfunduar me Marrëveshjen e Prespës dhe ka hapur proceset integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është theksuar rëndësia e implementimit të reformave në gjyqësi dhe ligjet e miratuara, pasi siç është konstatuar, “një nga aspektet e rëndësishme e cila tregon nëse funksionon një shtet demokratik është sistem i pavarur, transparent dhe efikas gjyqësor”.
Zaev ka deklaruar se ekziston vetëdije tek qeveria dhe përcaktim i fuqishëm që të krijohen kushtet e nevojshme për sigurimin e drejtësisë dhe barabarësisë për të gjithë qytetarët.
“Rezultatet në ekonomi, pas integrimeve të hapura në NATO, bëhen të dukshme. Por, pajtohemi se vendit i nevojiten rezultate praktike në gjyqësi. Kjo nënkupton implementim të ligjeve të votuara dhe zbatimin e reformave të nevojshme që do t’u mundësojë organeve gjyqësore të punojnë të pavarura, të motivuar dhe kushte dinjitoze për punë. Është e nevojshme që të gjithë në shtet të kuptojnë pjesë të përgjegjësisë në këtë proces. BE pret nga Republika e Maqedonisë së Veriut të tregojë rezultate në funksionimin e sistemit gjyqësor. Kjo është me rëndësi për datën e negociatave me BE-në që e presim në qershor. Por, ata janë të rëndësishme edhe për qytetarët të cilët duan dhe meritojnë të jetojnë në vendin ku funksionon drejtësia dhe shteti juridik dhe do të bëjmë gjithçka që nevojitet ta sigurojmë shtetin juridik”, ka thënë kryeministri Zaev.
Në takim është konkluduar se nevojitet zbatim i suksesshëm i zgjedhjeve vijuese presidenciale që shteti të mund të ruajë fokusin e reformave të nevojshme me rëndësi për procesin euro-integrues. (koha.mk)