Shkup, 7 maj – Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me takimin e sotëm me kryetarin Gjorgje Ivanov për zgjedhjen e guvernatorit të ri të BPRM tha se kanë konkluduar se në periudhën e paraparë Maqedonia duhet të zgjedhë guvernatorin.
“Shkëmbyem disa ide dhe së bashku konkluduam se në afatin e paraparë duhet të zgjidhet guvernatori. Nuk është mirë për imazhin e shtetit, edhe pse ekziston zgjidhje përmes Këshillit të BPRM, megjithatë Maqedonia duhet të ketë guvernator”, tha Zaev në deklaratën për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore për rastin “Ryshfeti”.
Sipas tij, një nga çështje që gjithmonë kanë qenë mirë në Maqedoni me dekada është stabiliteti i politikës monetare, kursi i denarit dhe ajo që domethënë ndërtim stabil i të gjitha politikave ekonomike, duke e përfshirë edhe politikën fiskale.
“Shpresoj se do të vazhdojnë gjendjet e tilla midis këshilltarëve tanë dhe drejtpërdrejt mes meje dhe Ivanovit për të gjetur zgjidhje dhe deri më 20 maj të zgjidhet guvernatori i BPRM”, thotë Zaev.
Kryeministri theksoi se ndaj guvernatorit të deritanishëm Bogov ka respekt, si dhe një pjesë e madhe e shumicës parlamentare, por, siç theksoi disa kanë vërejtje të cilat i kanë deklaruar para meje, ndërsa ai ia përcjelli presidentit Gjorgje Ivanov.
Zaev nuk deshi të flasë për detajet rreth takimit me Ivanovin.
“Bogov i cili për shtatë vite ishte guvernator, katër vjet zëvendësguvernator besoj se ka shumë cilësi dhe duhet edhe më tej të shfrytëzohet kapaciteti i tij dhe t’i shërbejë Maqedonisë”, tha Zaev.
Takimi i sotëm me presidentin Ivanov u mbajt me kërkesë nga Zaev, ndërsa siç informoi më parë Kabineti i kryetarit, të dy janë pajtuar se Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë nuk guxon të mbetet pa guvernator, sepse do të kishte implikime negative ndaj ekonomisë së vendit.