Shkup, 25 prill- Kryeministri Zoran Zaev pret epilog ligjor për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Mendon se duhet të shënohet përvjetori nga kjo ngjarje e pakëndshme dhe, siç e quajti, ngjarje të tmerrshme, që të jepet porosi, veçanërisht deri tek gjeneratat më të reja, se nuk guxon të përsëritet asnjë më edhe nëse Maqedonia është vend mike e cila dëshiron ta avancojë jetën e qytetarëve të saj dhe të jetë krah për krah me vendet e zhvilluara evropiane.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas nënshkrimit të Programit vjetor për punësim, Zaev theksoi se mësimin që me siguri të gjithë e morëm nga ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar është që të mos përsëritet më kurrë.
“Opinioni ishte dëshmitar i asaj që ka ndodhur, Jam i bindur se do të ketë zgjidhje ligjore, se personat të cilët e kanë shkelur ligjin do të dalin para sistemit të drejtësisë dhe do të përgjigjen, natyrisht, në pajtim me dëshmitë që ekzistojnë, se sistemi juridik nuk do të fshihet dhe do të sjell vendime ligjore dhe të drejta me qëllim përfundimtar, që sanksionimi ta arrijë qëllimin që kurrë më të mos përsëritet një ngjarje e tillë ose askush të mos mendojë në punë të tillë”, theksoi kryeministri.
Ai shfaqi kënaqësi që pothuajse pas një viti, si shtet, qytetarë dhe shoqëri dalim të mësuar, më të ndërgjegjshëm, më të matur dhe më serioz, duke besuar në një të ardhme të mirë.
Sipas Zaevit, Maqedonia ishte e turpëruar nga ngjarjet e 27 prillit.
“Të tregojmë se në esencë ne nuk jemi ata, ne jemi vend miqësor i cili dëshiron t’i avancojë kushtet dhe cilësinë e jetës përmes reformave, rekomandimet pozitive të cilat i marrim dhe gjithçka që paraqet zhvillim. Maqedonia mbetet e përkushtuar në avancimin e tërë cilësisë së jetës së qytetarëve”, potencoi kryetari i Qeverisë.