Shkup, 30 maj – Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, pret që vendi i tij të marrë një datë për negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian këtë vit.
Ai beson se kjo është një mundësi realiste nëse raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë Veriore miratohet në parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.
Nëse parlamentet e vendeve anëtare nuk arrijnë ta bëjnë këtë, vendimi për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut do të shtyhet në vjeshtë.
“Ne presim që data e fillimit të negociatave të bëhet këtë verë”, tha Zaev. Nëse e bëjnë këtë në qershor, shton ai, “do të ketë një vendim në këshillin ministror në korrik”.
“Por një gjë është e qartë dhe Komisioni Evropian e ka konfirmuar, se me Marrëveshjen e Prespës, reformat, kontributin në të gjithë rajonin, si dhe duke pritur 14 vjet si vend kandidat, kemi argumente për vendimin përfundimtar për datën e negociatave”, përfundoi Zaev. (koha.mk)