Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pret që prokurori publik, Marko Zvërlevski të shkarkohet para pushimit vjetor të Kuvendit pasi që, përndryshe, kjo do të ishte banale. “Mendoj se procedurat janë të qarta. Besoj në efikasitetin e Parlamentit pasi që në sjelljen e vendimeve do ta çojë Maqedoni më shpejtë nëpër aspiratat e veta. Një pjesë e këtyre aspiratave janë kthimi përfundimtar i gjyqësisë së pavarur, si një prej reformave më të rëndësishme të cilat qytetarët e Maqedonisë dhe të Republikës së Maqedonisë i kanë vendosur si qëllime”, tha Zaev, i cili sot mori pjesë në ditën e hapur për mysafirë të lartë në stërvitjen “Dragoon Guardian 2017” në Krivollak. Shfaqi shpresë se gabime do të ketë gjithnjë e më pak, për arsye se, siç tha, të gjitha shteteve u nevojitet gjyqësi e pavarur e cila do të vendos vetëm sipas Kushtetutës, sipas ligjeve dhe sipas bindjeve të gjykatësve dhe kurrsesi më ndryshe.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për hyrjen e aktivistit, Bogdan Ilievski në Komitetin ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Zaev tha se kjo edhe njëherë e ka konfirmuar tezën të cilën e kanë treguar ata për ngjarjet në Kuvend më 27 prill. Lidhur me Listën zgjedhore, tha se Republika e Maqedonisë dhe ministritë kompetente dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) duhet të vazhdojnë me korrigjimin e Listës zgjedhore derisa nuk vihet modeli i ri i e-voting, votimi elektronik me gjurmën e gishtit.
Deri atëherë, siç tha, definitivisht atë që e pamë, ndërsa që konstatohet si dobësi e Listës zgjedhore, siç janë mijëra qytetarë të cilët e kanë braktisur shtetin dhe i përcaktuam me yll, por edhe ata të cilët me të vërtetë janë dyfishuar në lista zgjedhore, duhet të rregullohen. “Tashmë janë shqyrtuar prej përvojave praktika disa zgjidhje, për të cilat në mënyrë më transparente pres nga MPB dhe KSHZ në kohë t’i publikojnë. Qytetarët duhet të besojnë tërësisht në Listën zgjedhore që të mund të themi se kemi zgjedhje kredibilie dhe të rregullta”, theksoi Zaev.