Kryeministri Zoran Zaev sot në Dojran, duke e komentuar takimin e djeshëm midis shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Selanik, deklaroi se pret se së shpejti do të ketë zgjidhje për problemin me emrin.
“Meqë të dyja palët arritën në këtë fazë tregojnë seriozitet ndaj problemit dhe pres se do të ketë zgjidhje të shpejtë. Mjaft më na kritikojnë qytetarët është koha të na lavdërojnë”, tha Zaev në Dojran ku morën pjesë në aksionin për pastrim në vigjilje të sezonit turistik.
Shefat e diplomacive Dimitrov dhe Koxijas dje në Selanik i shqyrtuan kombinimet e mundshme për çështjet më të vështira në negociatat për kontestin për emrin, ndërsa për kombinatorikat e shqyrtuara paralajmëruan se do t’i informojnë kryeministrat e të dyja vendeve. Ministrat javën e ardhshme, më 12 maj, në Athinë do të kenë takim me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara në kontestin për emrin, Methju Nimic.
Dimitrov theksoi se dallimet kryesore mbeten lidhur me çështjen për ndryshimin e Kushtetutës, që e kërkon pala greke dhe çështjen për vëllimin e përdorimit, shtoi Koxias dhe tha se vlerëson se ka progres të caktuar në negociatat.