Tetovë, 6 qershor – Në orët e pasditës në fshatin Poroj të Tetovës ka qëndruar kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskyeministri Hazbi Lika, ministri Oliver Spasovski dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Zaev është njohur me situatën e krijuar me vërshimin e lumit të fshatit Poroj dhe nënvizoi se është krijuar komision në kuadër të qeverisë ku bëjnë pjesë disa institucione dhe të intervenohet shumë shpejt. Ai nënvizoi se krahas intervenimit urgjent për të sanuar këtë situatë poashtu ka premtuar se plani i studimit për ujrat nëntokësor i përpiluar nga UNPD-ja do të analizohet në qeveri dhe do të mundohen që të gjejnë fonde që më në fund të intervenohet me projekte që këto raste most ë përsëriten. Zaev nuk ka precizuar se për sa kohë do të sanohen dëmet e shkaktuara por vetëm premtoi angazhim të të gjitha institucioneve për të qenë afër popullatës. Ai madje ka nënvizuar se duhet të meren masa atje edhe ku e ka burimin problem i këtyre vërshimeve. Në ndërkohë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi u shpreh se kanë dalur në teren dhe punojnë për të sanuar dëmet e shkaktuara. Ndryshe, kryeministri Zaev poashtu është interesuar për gjendjen e krijuar duke kërkuar që përfaqësues të Bashkësisë Lokale të fshatit Poroj bashkërisht me zyrtarët e komunës do të ftohen në qeveri për të detajuar punët që duhet të relizohen në fshatin Poroj. Duke iu përgjigjur pyetje të gazetarëve Zaev theksoi se shumë shpejt me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Dimitrov dhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani janë ftuar për vizitë zyrtare në Bruksel. Ai shfaqi shpresë se shumë shpejt do të zgjidhen edhe zëvendësministrat dhe drejtorët nëpër drejtori për të funksionuar normalisht tërë sistemi i shtetit. Në ndërkohë për Marko Zvrlevskin theksoi se deri më tash është dashur që të jep dorëheqje.