Shkup, 24 shtator – Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia mbeten të përkushtuara në krijimin e kushteve për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe avancimin e bashkëpunimit të zhvillimit midis dy vendeve me qëllim të arritjes së suksesit në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, shërbimeve sociale, qeverisjes së mirë, mjedisit dhe arsimit modern, u tha në takimin e sotëm në Shkup midis kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadorit të sapoemëruar Slloven në vend Milan Predan, ku ai shprehu kënaqësinë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis dy vendeve.
Në takim,informojnë nga shërbimi qeveritar për media, u theksua se të dy vendet janë të lidhura nga miqësia dhe bashkëpunimi i gjatë dhe Maqedonia e Veriut në Slloveni ka një mbështetës të sinqertë në procesin e pranimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe si partnerë të afërt dhe anëtarë të NATO-s.
Duke folur për pandeminë me KOVID-19, kryeministri Zaev dhe ambasadori Predan arritën në përfundimin se mbështetja e ndërsjellë e të dy vendeve gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike është jashtëzakonisht e rëndësishme për tejkalimin e pasojave të ndjera nga qytetarët.