Zaev: Prapa nesh është periudha kur vështirë arriheshin vaksinat, po hyjmë në imunizim më të gjerë

16

Shkup, 4 maj  – Prapa nesh mbetet periudha kur vështirë arriheshin vaksinat dhe të gjithë treguesit dhe dinamika e arritjes së vaksinave në periudhën në vijim paralajmërojnë se në atë pikëpamje kemi ndryshime serioze kah më e mira. Megjithatë, edhe në kushte të tilla solidariteti I BE-së për vendet e saja anëtare, si dhe për vendet candidate për anëtarësim në Union nuk mbeti prapa.

Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji, I cili sot është në Shkup në kuadër të turnout të tij ballkanik me rastin e arritjes së vaksinave të para kundër Kovid-19, të ndara dhe financuara nga BE-ja. Bëhet fjalë për sasitë e para nga gjithsej të miratuara 119.213 doza Fajzer të cilat BE-ja I siguron si ndihmë për Maqedoninë e Veriut përmes marrëveshjeve trilaterale në suaza të programit “Tim Jurop”.

Ai pret që vaksinimi të rrjedhë pa ndërprerje, sepse janë siguruar vaksina efikase dhe të sigurta dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten në vaksinacija.mk në mënyrë që të caktojnë termin për vaksinim.

Qeveria dhe MSH, shtoi ai, tashmë e inicuan formimin e pikave plotësuese rajonale vaksinuese për vaksinim masiv kundër Kovid-19 në Manastir, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa shumë shpejtë pika të tilla do të hapen edhe në Veles dhe në Prilep.

Lidhur me solidaritetin e BE-së dhe vendeve anëtare, kryeministri Zaev përkujtoi se 9 milionë euro nga BE-ja u ndanë për asistencë të sektorit shëndetësor me të cilat u siguruan 25 respiratorë, mbi 35.000 njësi të pajisjeve të specializuara mjekësore dhe mbi 1,6 milionë cope pajisje për mbrojtje personale. Nga program I BE-së nga fondet e BE-së u ndanë, shtoi, 40 milionë euro për mbështetje të 2.500 kompanive mikro dhe të vogla me çka u ruajtën mbi 2.100 vende të punës. 24 milionë euro arritën si mbështetje e programeve për rritje ekonomike dhe për ulje të papunësisë së të rinjve për mbi 7.000 të rinj të cilëve iu ofruan programe për parakualifikim në mënyrë që të jenë konkurrues në tregun e punës në këtë pandemic të përkohshme.

BE-ja, shtoi Zaev, siguroi mbështetje financiare në vlerë prej 160 milionë eurove për asistencë makrofinanciare të buxhetit që u locuan në masa të ndryshme me pako ekonomike për mbështetje të ekonomisë në përballjen me pasojat socio-ekonomike nga pandemia me Kovid-19.

“Pandemia na përballi me sfida të mëdha, por sot solli edhe diçka pozitive. Mënyra e përballjes me infeksionin tregoi se ndajmë kulturë dhe praktikë të njejtë politike dhe e theksoi edhe nivelin e lartë të lidhejs së ndërsjelltë sicio-ekonomike mes BE-së dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor të cilat kanë qëllim të fuqishëm dhe të paluhatshëm që një ditë të jenë anëtare të barabarta të BE-së”, porositi Zaev në konferencën për shtyp në të cilën mori pjesë edhe ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edshtadler dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në pikën vaksinuese në QS A1 Boris Trajkovski.