Manastir, 24 shtator – Politikat e ndërtimit të miqësisisë japin rezultate. Me Republikën e Bullgarisë vetëm për një vit kemi 12 për qind tregti më të madhe, besoj se ashtu do të jetë edhe me Republikën e Greqisë, ka thënë kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në takimin me biznesmenët nga Manastiri.
“Marrëveshja me Republikën e Greqisë shumë pak është eksploatuar në pjesën që hap gjitha perspektivat e bashkëpunimit. Në periudhën e verifikimit të plotë të marrëveshjes nga dy anët dhe ratifikim të marrëveshjes në Parlamentin grek, presim dyfishim të këmbimit tregtar mes dy vendeve. Qytetarëve të Manastirit dhe këtij regjioni u rekomandoj të fokusohen dhe të përgatiten për të pushtuar tregun grek pasi bëhet fjalë për treg të mirë dhe cilësor. Jam i bindur se si shtet do të përdorim gjitha përfitimet e marrëveshjes me Greqinë që është i drejtë dhe zgjidhje fer me impakt politik. Ai duhet të mundësojë miqësi, bashkëpunim dhe hapje të dyerve tona drejt BE-së dhe NATO-s”, ka thënë kryeministri Zaev.
Në takimin e hapur që u mbajt në oborrin e fabrikës “Kromberg dhe Shubert” e locuar në zonën industriale “Zhabeni”, kryeministri ka rikujtuar se ekonomia e Maqedonisë ka shanse të mëdha për zhvillim të shpejtë dhe pranim në NATO.
“Si shtete anëtare e NATO-s do të kemi mundësi të participojmë në furnizimet publike në NATO, ndërsa ato janë milarda euro të cilat do të mund t’i përdor shteti jonë. Presim që anëtarësimi i plotëfuqishëm në NATO të jetë në gjysmën e parë të vitit 2019 dhe kjo është shumë afër. Jam i bindur se ekonomia e Maqedonisë këtë do e shfrytëzoj, por edhe investitorët e huaj do të motivohen të investojnë në Maqedoni”, ka thënë kryeministri Zaev.
Në pjesëmarrjen në tribunën “Perspektivat e ekonomnisë së Maqedonisë përmes anëtarësimit në BE dhe NATO”, të organizuar nga Oda ekonomike e Maqedonisë, Zaev ka folur në më shumë tema ekonomike, arsimore me fokus në përkrahjen e paralajmëruar nga Republika Federale e Gjermanisë në pjesën e arsimit dual që siç u tha, “ofron mundësi për kualifikim të shpejtë të fuqisë së punës”.
“Duam të mobiliozjmë forcë të punës për nevojat e vërteta të tregut dhe punës. Disa nga risitë që do të ndodhin në Maqedoni dhe Gjermani përmes Komitetit të përbashkët kanë qëllim të përbashkët të ndihmojnë për kompanitë gjermane dhe vendore. Në shtetin tonë do të përdoret përvoja gjermane nga arsimi dual, pasi Gjermania, krahas Austrisë dhe Zvicrës janë shembull i shkëlqyeshëm për kualifikim efikas të forcës punëtore sipas nevojave të tregut dhe punës”, ka sqaruar Zaev.
Ndryshe, kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev kanë porositur biznesmenët e rajonit të Pellagonisë të përgatiten për shfrytëzimin e fondeve të BE-së pasi me anëtarësimin në BE dhe NATO mundësitë do të rriten edhe më shumë.