Shkup, 22 tetor – Dorëheqja prej funksionit është akt personal. Po të isha në vendin e deputetes Frosina Remenski do të tërhiqesha dhe do të prisja ta dëshmoja atë dhe të kthehem në derën e madhe si hero, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Televizionin 24.
I pyetur se pse nuk ka kërkuar dorëheqje nga Remenski nga funksioni i deputetes, Zaev tha se është e drejtë e saj dhe ajo është zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.
“Ajo është e mirëseardhur të kthehet në këshilin qëndror dhe ekzekutiv të LSDM-së sapo të dëshmohet pafajësia e saj”, deklaroi Zaev.
Për arsye të njëjta, gjegjësisht për respektimin e presumimit të pafajësisë, thotë ai nu ka hequr dorë prej sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, transmeton gazeta KOHA.
Theksoi se rasti “Reket” është konstatuar si implementim praktik i reformave në gjyqësi, ku secili është i barabartë para ligjit dhe ku një prokuror mund të jetë në paraburgim dhe këtë Evropa e njeh.
“Këtë rast e denoncova unë. Nuk më intereson kush do të dalë. Ky rast filloi për tre muaj, filloi hetim dhe e përfundoi hetimin. Ku janë rastet e tjera? Për të cilat i kam nxjerrë bombat. Ku janë të realizohen. I sfidoj edhe prokurorinë edhe gjyqësorin, se duhet t’i realizojnë këto raste. Le të jellin aktgjykime, nuk ka argumente dhe dëshmi – të pafajshëm, ka argumente dhe dëshmi – fajtorë. Kjo do ta ndryshonte gjendjen në shtet, nëse secili sjellë vendim aty ku është i paguar”, deklaroi Zaev.(koha.mk)