Shkup, 10 shtator – Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot u takua me Jan Petersen, shefin e misionit monitorues të OSBE/ODIHR-it për referendumin e ardhshëm në Maqedoni.
Në takim, kumtoi Sektori për Marrëdhënieve me Publikun i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, u diskutua për rëndësinë e zbatimit demokratik të procesit dhe nevojën për llogaridhënie më të madhe nga të gjitha subjektet në vend për të siguruar votimin e qytetarëve.
“Ne jemi të përkushtuar për të zbatuar një proces krejtësisht të rregullt, transparent dhe të besueshëm”, tha kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev theksoi se në këtë drejtim, fushata për referendumin është edukative dhe fillimisht është e drejtuar nga shpjegimi i marrëveshjes së Prespës dhe përfitimet prej integrimit euro-atlantik, si edhe në motivimin e qytetarëve se çfarëdo qëndrimi të kenë, të dalin dhe shprehin atë në referendumin e ardhshëm.
“Referendumi është një mundësi që qytetarët të shprehin qëndrimin e tyre, por gjithashtu theksojmë se deklarimi është një detyrë qytetare e çdo njeriu me të drejtë vote, për shkak se bëhet fjalë për të ardhmen e mirë të shtetit”, tha Zaev.
Ai kumtoi se shumica e qytetarëve në Maqedoni që nga pavarësia e vendit është e përcaktuar për integrimin në BE dhe në NATO dhe shprehu pritje se ky përcaktim do të reflektohet në referendum.
Kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë, duke shtuar se atmosfera para referendumit në vend është e këndshme dhe theksoi se pret përfshirjen edhe të opozitës në funksion të realizimit të objektivave strategjike shtetërore dhe të interesit të qytetarëve për një të ardhme më prosperuese.
Në takim është shprehur pëlqim për rëndësinë e raportit që do ta përgatisë OSBE/ODIHR-it për referendumin e ardhshëm, duke e pasur parasysh se Maqedonia pret fillim të negociatave me BE-në dhe hapjen e kapitujve. Ndërsa, përfaqësimi i Republikës së Maqedonisë si shtet që e praktikon demokracinë, siç ka thënë kryeministri Zaev është e rëndësishme për përshtypjet se vendi po zhvillohet në drejtimin e duhur, përmes respektimit të vlerave evropiane.