Shkup, 24 shtator – Të gjitha shtetet, mike të Republikës së Maqedonisë, dëshirojnë ta shohin vendin prosperuese. Të hapura janë dyert për bashkëpunim me botën. Mbetet t’i zbatojmë reformat nga Plani 3-6-9. Perspektivat i kemi në pëllëmbë të dorës, prej nesh varet, tha sot kryeministri Zoran Zaev i, duke informuar për qëndrimin dhe aktivitetet e delegacionit qeveritar në Asamblenë e 72-të të Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork. Në konferencën për media të Qeverisë në të cilën mori pjesë edhe ministri pa dikaster i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, Zaev theksoi se Maqedonia ka dorë ndihmëse të vazhdojë nëpër rrugën e progresit. Kryeministri informoi se në Nju-Jork ka realizuar mbi 30 takime me liderë botërorë, përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, biznesmenë dhe përfaqësues të diasporës së Maqedonisë. Pikërisht diaspora, theksoi Zaev është e gatshme drejtpërdrejtë të kyçet dhe materialisht edhe me resurse njerëzore, për zhvillim sa më të madh dhe më të shpejtë të vendit.