Shkup, 22 qershor – Republika e Maqedonisë Veriore, përmes zbatimit të reformave ekonomike dhe politikave të suksesshme fiskale në dy vitet e fundit me vepra tregon se është e përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë me mundësi të barabarta dhe një ekonomi të fortë që do të hapë mundësi për të gjithë. Kjo është rruga në të cilën po ecë vendi ynë, rruga e drejtësisë dhe mundësi për të gjithë.
Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në një fjalim përshëndetës para pjesëmarrësve në takimin e konstituencës holandeze-belge të FMN-së dhe Bankës Botërore, nikoqir i së cilës është Shkupi.
Duke shprehur kënaqësinë e tij që një takim i këtij formati u zhvillua në vend pas një ndërprerjeje 15-vjeçare, ai theksoi se nuk ishte e lehtë të veprohet në këtë rrugë, duke shtuar se vendi ka punuar në zgjidhjen e çështjeve të mëdha politike që sot na mundësuan të kemi anëtarësim të sigurt në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në deri në fund të vitit dhe paralelisht me këtë proces është punuar për stabilizimin e ekonomisë përmes zbatimit të politikave të qëndrueshme ekonomike dhe fiskale.
“Arritëm ta vendosim ekonominë në një rrugë të përshpejtuar të rritjes, e cila në thelbin dhe strukturën e saj sot paraqet rritje reale të BPV-së. Nga minus 1.8 për qind në vitin 2017, rritja e PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2019 arriti 4.1 për qind. Kjo është bazë e shkëlqyer për norma edhe më të larta të PBV-së që i presim në tremujoret e ardhshme”, tha Zaev.
Duke u përqendruar në politikat për zvogëlimin e pabarazisë, ai tha se këto politika nuk janë gjithnjë të popullarizuara dhe për shkak të kësaj ata shpesh janë ekspozuar ndaj kritikave të publikut, duke shtuar me besim të fortë në atë që bëjnë për të mirën e qytetarëve, tha vetëm hapat dhe politikat e guximshme mund të sjellin rezultatet e pritshme.
Ai shtoi se mjetet e grumbulluara nga tatimi i drejtë përdoren për të paguar asistenca sociale më të larta për 300 për qind, është zgjeruar e drejta për përdorimin e shtesës arsimore dhe për fëmijë nga 3,000 deri në 7,000 fëmijë ekzistues. Fokusi i qeverisë, tha ai, është në investime dhe investim i fuqishëm në kapitalin njerëzor, veçanërisht në fëmijët dhe të rinjtë, për ekonominë dhe që shteti ynë që të ketë perspektiva afatgjata zhvillimi.
Para rreth 70 ministrave të financave, guvernatorëve të bankave qendrore, përfaqësuesve të lartë të ministrive të financave dhe të bankave qendrore, si dhe BB dhe FMN, fjalim mbajti edhe ministri i Financave Dragan Tevdovski, Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska Bezhoska, drejtorët e FMN-së dhe BB të angazhuar për konstituencën holandeze-belge, Antoni de Lanoy dhe Kun Davise, si dhe nënkryetari i Grupit të BB për Evropën dhe Azinë Qendrore Siril Miller.
“Të gjitha shtetet anëtare të Konstituencës do të kenë rritje më të madhe ekonomike sesa mesatarja rajonale ndërsa përparim më të madh në reformat është arritur nga Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina”, tha Miller në prezantimin e tij në takim.
Në takimin e konstituencës holandeze-belge në Shkup, temë kryesore është si të krijojmë sistem më të drejtë për të gjithë. Ndër folësit në forum është edhe profesor i respektuar në Universitetin e Çikagos, Luixhi Zingales, i cili do të jetë folësi kryesor dhe pjesëmarrës në një nga panel diskutimet.
Në kuadër të temës së takimit si deri në sistem më të drejtë për të gjithë, do të flitet për pabarazinë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave, faktorët që ndikojnë në këtë trend, pasojat mbi rritjen ekonomike ndërsa do të diskutohet edhe për instrumentet dhe politikat që u qëndrojnë në dispozicion politikëbërësit që merren me këto situata.
Takimi treditorë i Konsituencës holandeze-belge përfundon nesër me vizitën në Ohër.