Shkup, 31 maj – Qeveria do të shpenzojë mbi 27.000 euro për servisimin e Mercedesit luksoz me të cilin është vozitur Nikolla Gruevski, e për të cilin ish kryeministri u dënua me dy vite burg. Procedura e marrëveshjes për servisimin e veturës së famshme Mercedes S 600 Blind u gjet në listën e Byrosë për furnizime publike ku Shërbimi për çështje të përgjithshme të Qeverisë ishte organi kontraktues. Nga Qeveria thonë se ata e kanë detyrim që Mercedesi luksoz të mirëmbahet derisa është në pronësi të Qeverisë, por nuk u përgjigjën nëse kjo shumë është e lartë për servisimin e saj.
Qeveria e Maqedonisë
“Konkursi për lidhjen e marrëveshjes për procedurë publike për servisimin e veturës Mercedes Benz tip S 600 – BLIND, i publikuar nga shërbimi për çështje të përgjithshme në Qeverinë e Maqedonisë është mercedesi i rastit “Tenku” i Prokurorisë Speciale. Derisa makina është në pronësi të Qeverisë, për të njejtën duhet të bëhet servisim i rregullt vjetor”.
Javën e kaluar Gjykata Penale në Shkup i shqiptoi dy vite burg ish kryeministrit Nikolla Gruevski për blerjen e Mercedesit të blinduar në vlerë prej më shumë se gjysmë milioni euro. Gjatë dhënies së verdiktiktit, Gruevski nuk ishte i pranishëm në Gjykatë. Për rastin “Tanku”, blerja e Mercedesit, me gjashtë vite e gjysmë burg u dënua edhe ish ndihmës ministri i Brendshëm Gjoko Popovski. /Alsat/